ShA MEPSO dhe kompania kroate Konçar-Aparati (Konçar – Switchgear Ltd.) sot kanë nënshkruar kontratë për blerjen e 120 shkyçësve të nivelit të tensionit 110 kV,
gjë që do të rrisë besueshmërinë dhe sigurinë e rrjetit të transmetimit. Ndarësit e rinj do të zëvendësojnë të vjetrit, të cilët janë prodhuar tre dekada më parë
si dhe do të instalohet në disa nënstacione në mbarë vendin, përkatësisht në TS Manastir 1, TS Manastir 3, TS Manastir 4, TS Buçim, TS Radovish, TS Strumicë 2, TS Shkup 3,
TS Gjorçe Petrov, TS Kriva Pallankë, TS Makedonska Kamenicë, TS Kumanovë 2 dhe në TS Koçani.
Tenderi ndërkombëtar për prokurimin e kësaj pajisjeje është shpallur vitin e kaluar dhe gjashtë kompani nga jashtë kanë paraqitur oferta.
Oferta e kompanisë Koncar-Aparati me vlerë 1.032.621 euro është zgjedhur si më e favorshme.