ShA MEPSO i përmbush premtimet e veta, mjetet nga kursimi i energjisë elektrike në muajin shtator dhe tetor, i dhuron aty ku janë më të nevojshme në mesin e qytetarëve.
Kompania ndau donacionin e parë prej 10.000 euro për Spitalin klinik në Tetovë. Drejtori gjeneral Orhan Murtezani dhe drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Amir Elezi, dje kanë nënshkruar marrëveshje për donacion. Sipas Elezit, këto para janë të mirëseardhura në këtë krizë energjetike dhe po të njëjtat do të përdoren për shlyerjen e faturave që spitali ka për energjinë elektrike.
ShA MEPSO është një kompani me përgjegjësi shoqërore, e cila edhe në kohë krize energjetike gjen mënyrën për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Kompania do ta vazhdojë këtë praktikë edhe në të ardhmen, pra të gjitha kursimet në konsumin e energjisë elektrike që do të bëjë në muajt në vijim do të përdoren për qëllime humanitare.
Nga analiza krahasuese e konsumit të energjisë elektrike në tetor 2022 dhe tetor 2021 rezulton se në Godinën administrative të ShA MEPSO është arritur një kursim prej 22,12%.
Me shfrytëzimin racional të energjisë elektrike në shtator ShA MEPSO ka kursyer në konsum prej 17.57% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndryshimet e mëdha nisin nga vetja, prandaj kursejmë që të kemi të gjithë!