• ShA MEPSO do të ndihmojë në restaurimin e rrjetit elektroenergjetik të transmetimit  në Ukrainë

ShA MEPSO do të ndihmojë në restaurimin e rrjetit elektroenergjetik të transmetimit në Ukrainë

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Orhan Murtezani, ka takuar sot ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir, ku temë e bisedës ka qenë situata e vështirë në sektorin energjetik në Ukrainë si pasojë e luftës me Rusinë.

Ambasadorja Dir kërkoi ndihmë nga ShA MEPSO në pjesën e restaurimit të infrastrukturës kritike për transmetimin e energjisë elektrike, e cila, siç tha ajo, kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme.

ShA MEPSO do të bëjë përpjekje për të ndihmuar qytetarët e Ukrainës në restaurimin e sistemit elektroenergjetik të transmisionit, për sa i përket pajisjeve dhe pjesëve rezervë që kompania jonë ka në magazina dhe që mund të vihen në funksion.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.