Dixhitalizimi është një proces i pashmangshëm në funksionimin e kompanive me infrastrukturë kritike. Komunikimi duhet të zhvillohet pandërprerë, shpejtë dhe sigurt.
Prandaj ShA MEPSO, punon në kontinuitet për përmirësimin e procedurave dhe proceseve dhe digjitalizimin e tyre. Kemi sjellë një zgjidhje moderne të bazuar në ueb për nënshkrimin dixhital të dokumenteve.
Sistemi mundëson dixhitalizimin dhe automatizimin e proceseve dhe dokumenteve, nënshkrimin elektronik të tyre dhe krijimin e dokumenteve elektronike.
Përveç kësaj, është e mundur të përcaktohen skenarë dhe shabllone të thjeshtë dhe kompleksë për nënshkrim me përdorues të shumtë.
Përveç përdorimit të brendshëm, zgjidhja mund të përdoret edhe për nënshkrimin e dokumenteve me bashkëpunëtorë, furnitorë dhe klientë të jashtëm.
Dixhitalizimi sjell përfitime të shumta. Ndër të tjera mundëson:
- Zbatim më i shpejtë i detyrave
-Reduktimi i kostove të printimit të dokumenteve
-Rritja e produktivitetit dhe besueshmërisë së të gjithë procesit
Prodhimi i dokumenteve elektronike të nënshkruara është në përputhje me standardet ndërkombëtare si dhe me Ligjin për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale të RMV-së.