Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Orhan Murtezani dhe drejtori i OST-së, Borko Aleksoski, sot në Sofje u takuan me përfaqësues të Operatorit bullgar të sistemit elektrotransmetues ESO, të udhëhequr nga drejtori gjeneral Angelin Caçev dhe drejtori i menaxhimit Dimitar Zarçev.
Temat që ishin në fokus të bisedimeve kishin të bënin me bashkëpunimin e ardhshëm mes MEPSO-s dhe ESO-s në drejtim të ndarjes së kapaciteteve ndërkufitare në kufirin maqedonas-bullgar dhe anëtarësimin e tij në JAO (Joint Allocation Office) në Luksemburg ose SAO (Coordinate Auction Office) në Mal të Zi. Në frymën e një bashkëpunimi të mirë të ndërsjellë, të dy operatorët e sistemit elektrotransmetues shkëmbyen informacione për hapat që do të ndërmerren në pjesën e projektit për lidhjen e tregjeve të energjisë elektrike sipas sistemit "blerje një ditë përpara", si dhe për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet operatorëve të transmetimit të dy vendeve gjatë sezonit të ardhshëm dimëror, veçanërisht në rastet e ndërprerjeve dhe nevojave shtesë të energjisë elektrike.