• Parandalimi i thellimit të krizës energjetike
  • Parandalimi i thellimit të krizës energjetike

Parandalimi i thellimit të krizës energjetike

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
Parandalimi i thellimit të krizës energjetike është prioritet i yni, për të cilin në vazhdimësi po punojmë dhe në drejtim të këtij qëllimi sot në takimin e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Micotakis u diskutua për perspektivën energjetike të vendit tonë dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
Duke qenë se gjatë periudhës në vazhdim pritet edhe ftohja e kohës, me ç'rast konsumi i energjisë elektrike automatikisht rritet jemi duke punuar në mënyrë intenzive në sigurimin e energjencave të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike. Në këtë drejtim arritëm marrëveshje që prokurimi dhe shpërndarja e energjencave(thëngjill dhe mazut) nga Greqia drejt Maqedonisë së Veriut të bëhet pa pengesa gjatë periudhës në vazhdim për nevojat e prodhimit të energjisë elektrike vendore.
Ndryshe, në kuadër të takimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryeministrit grek pjesë e delegacionit ishite edhe drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Orhan Murtezani.

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.