Në bazë të nenit 19 të Statutit të Operatorit të sistemit elektropërçues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria aksionare për përçim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin e energjisë elektrike, (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 215/2019), ndërsa në lidhje me nenin 78, paragrafi (2) i Ligjit për energjetikë i Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 96/2018), Rregullat për furnizim të energjisë elektrike për mbulim të humbjeve në rrjetin elektropërçues të lejuara me Vendimin e RKEVU nr. 12-3381/2 të datës 18.11.2018 dhe nenit 23, paragrafi 1, pika 10 të Ligjit për furnizime publike (Gazeta Zyrtare nr. 24/2019), ShA MEPSO publikon:
FTESË PUBLIKE PËR DORËZIM TË OFERTËS JP-03/2021
Të nderuar,
Operatori i sistemit elektropërçues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria aksionare për përçim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin e energjisë elektrike ShA MEPSO realizon procedurë për ndarje të marrëveshjes për sigurim të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin elektropërçues për muajin nëntor 2021 me ftesë publike për dorëzimin e ofertave me publikimin e shpalljes numër. JP – 03/2021 në pajtim me Rregullat për furnizim të energjisë elektrike për mbulim të humbjeve në rrjetin elektropërçues, të lejuar nga Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbimeve të ujit.
Ju lutemi të dorëzoni ofertën Tuaj për lëndën e lartpërmendur të marrëveshjes për sigurim të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin elektropërçues për muajin nëntor 2021, më së voni deri më 13.10.2021 në ora 11.00 (sipas kohës lokale) përmes postës në adresën e theksuar më poshtë ose personalisht duke e dorëzuar atë në arkivin e ShA MEPSO
Në ueb faqen e ShA MEPSO - www.mepso.mk, do të publikohet edhe dokumentacioni për ftesën publike i cili përmban të gjitha informatat të cilat do T’ju ndihmojnë për përpilimin e ofertës. Dokumentacioni do të përbëhet nga pjesët në vijim: instruksione për ofertuesit, specifikimet teknike, modeli i marrëveshjes dhe formulari i ofertës.
Ofertuesit, Dokumentacionin e kompletuar dhe PAKON e Dokumenteve për aplikim, mund ta marrin në lokalet e ShA MEPSO, rr. “Maksim Gorki” nr. 4, Shkup, kati III, dhoma nr. V6, prej ora 11:30 deri në ora 14:30, ose me kërkesë të tyre mund t’u dërgohet me postë, ku duhet të dorëzojnë dëshmi për pagesën e realizuar në shumë prej 50,00 euro në llogarinë:
|
250010100845336 - Shparkasse Banka Maqedoni ShA Shkup ose |
210059337810365 - Tutunska Banka Shkup ose | |
200001086598648 - Stopanska Banka Shkup ose | |
320000000076830 - Centralna Kooperativna Banka Shkup | |
|
IBAN: MK 07250901000383085, |
SWIFT: INSBMK22; Shparkasse Banka Maqedoni ShA Shkup, | |
|
1470100038307 |
Me shenjë për pagesë: për Ftesë publike nr. JP-03/2021
Adresa: rr. Maksim Gorki nr. 4, 1000 Shkup Republika e Maqedonisë së Veriut,
Kontakt personi: Nenad Jovanovski, tel: ++ 389 75 437 427,
Posta elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ,
Hapja e ofertave do të jetë publike dhe do të realizohet më 13.10.2021 në ora 11.00 (sipas kohës lokale) në lokalet e ShA MEPSO në rr. Maksim Gorki nr. 4 Shkup R. Maqedonisë së Veriut.
ShA MEPSO – Shkup |