• Përforcimi  i bashkëpunimit energjetik në rajonin e EJL
  • Përforcimi  i bashkëpunimit energjetik në rajonin e EJL
  • Përforcimi  i bashkëpunimit energjetik në rajonin e EJL
  • Përforcimi  i bashkëpunimit energjetik në rajonin e EJL
  • Përforcimi  i bashkëpunimit energjetik në rajonin e EJL

Përforcimi i bashkëpunimit energjetik në rajonin e EJL

Vleresimi aktual: 4 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktiv
 

Përforcimi  i bashkëpunimit energjetik në rajonin e EJL

Zyrtarisht u bë hapja e Qendrës koordinuese për sigurinë e rrjetit elektrik në Evropën Juglindore - ,,SEleNe CC"

Drejtori  Gjeneral i ShA MEPSO mr.Kushtrim Ramadani, drejtori i OST -së  Borko Aleksovski dhe shefi i kabinetit Imer Dalipi, fundjavën e kaluar në Selanik, R. Greqisë morën pjesë  në ceremoninë që shënoi nisjen zyrtare të  Qendrës koordinuese të sigurisë së rrjetit elektrik  në EJL, SEleNe CC (Southeast Electricity Network Coordination Center) e cila konsiderohet si nismë e një epoke të re të sigurisë energjetike dhe bashkëpunimit  në rajon.

Realizimi i detyrave të SEleNe CC, përveç përmirësimit të sigurisë së rrjeteve në Evropën Juglindore, do të përcjell një kontribut të rëndësishëm në shkëmbimin e njohurive midis punonjësve të operatorëve të sistemit të transmetimit në rajon për t'u përballuar  me sfidat e reja teknike. Gjithashtu, SEleNe CC do të sigurojë funksionim më efikas të tregut të energjisë elektrike duke  vënë në maksimum kapacitetin e disponueshëm  në tregun e shkëmbimit të energjisë, i cili do të shpie deri te   ulja e  kostove të energjisë elektrike.

Në të njëjtën kohë, SEleNe CC promovon bashkëpunimin rajonal midis operatorëve të sistemit të transmetimit, i cili bashkëpunim sot është mjaft i rëndësishëm, pasi që intensifikohen sfidat e sistemeve të balancimit, për shkak të rritjes së penetrimit  të BRE-ve, rritjes së vëllimit, por edhe ndryshueshmërisë së rrjedhave ndërkufitare i cili për  ShA MEPSO ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Gjegjësisht,ShA  MEPSO në përputhje me detyrimet që ka marrë me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ka për obligim të sigurojë serviset të cilat realizohen  përmes qendrave rajonale të sigurisë për të cilat SEleNe CC, përveç Qendrës Koordinuese SCC Beograd, do të ketë edhe një rol kyç.

 

Ceremonia u mbajt në praninë e përfaqësuesve të operatorëve - aksionarë të SEleNe CC, ESO -EAD nga Bullgaria, Terna të Italisë, Transelektrika e Rumanisë dhe IPTO nga Greqia,si dhe nga Shoqata Evropiane ENTSO-E; organe rregullatore kompetente; SCC Beograd, si dhe përfaqësues të operatorëve të sistemeve  të transmetimit në Ballkanin Perëndimor.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.