Ftesë publike për dorëzim të ofertës JP-02/2021

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Në bazë të nenit 19 të Statutit të Operatorit të sistemit elektropërçues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria aksionare për përçim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin e energjisë elektrike, (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 215/2019), ndërsa në lidhje me nenin 78, paragrafi (2) i Ligjit për energjetikë i Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 96/2018), Rregullat për furnizim të energjisë elektrike për mbulim të humbjeve në rrjetin elektropërçues të lejuara me Vendimin e RKEVU nr. 12-3381/2 të datës 18.11.2018 dhe nenit 23, paragrafi 1, pika 10 të Ligjit për furnizime publike (Gazeta Zyrtare nr. 24/2019), ShA MEPSO publikon:

 

FTESË PUBLIKE PËR DORËZIM TË OFERTËS JP-02/2021

 

Të nderuar,

Operatori i sistemit elektropërçues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria aksionare për përçim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin e energjisë elektrike ShA MEPSO realizon procedurë për ndarje të marrëveshjes për sigurim të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin elektropërçues për muajin tetor dhe nëntor 2021 me ftesë publike për dorëzimin e ofertave me publikimin e shpalljes numër. JP – 02/2021 në pajtim me Rregullat për furnizim të energjisë elektrike për mbulim të humbjeve në rrjetin elektropërçues, të lejuar nga Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbimeve të ujit.

Ju lutemi të dorëzoni ofertën Tuaj për lëndën e lartpërmendur të marrëveshjes për sigurim të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin elektropërçues për muajin tetor dhe nëntor 2021, më së voni deri më 07.09.2021 në ora 11.00 (sipas kohës lokale) përmes postës në adresën e theksuar më poshtë ose personalisht duke e dorëzuar atë në arkivin e ShA MEPSO

Në ueb faqen e ShA MEPSO - www.mepso.mk, do të publikohet edhe dokumentacioni për ftesën publike i cili përmban të gjitha informatat të cilat do T’ju ndihmojnë për përpilimin e ofertës. Dokumentacioni do të përbëhet nga pjesët në vijim: instruksione për ofertuesit, specifikimet teknike, modeli i marrëveshjes dhe formulari i ofertës.

Ofertuesit, Dokumentacionin e kompletuar dhe PAKON e Dokumenteve për aplikim, mund ta marrin në lokalet e ShA MEPSO, rr. “Maksim Gorki” nr. 4, Shkup, kati III, dhoma nr. V6, prej ora 11:30 deri në ora 14:30, ose me kërkesë të tyre mund t’u dërgohet me postë, ku duhet të dorëzojnë dëshmi për pagesën e realizuar në shumë prej 50,00 euro në llogarinë:

  • Llogaria në denarë:
250010100845336 - Shparkasse Banka Maqedoni ShA Shkup ose
210059337810365 - Tutunska Banka Shkup ose
200001086598648 - Stopanska Banka Shkup ose
320000000076830 - Centralna Kooperativna Banka Shkup
  • Llogaria devize:
IBAN: MK 07250901000383085,
SWIFT: INSBMK22; Shparkasse Banka Maqedoni ShA Shkup,
  • Numri i llogarisë:
1470100038307

Me shenjë për pagesë: për Ftesë publike nr. JP-02/2021

Adresa: rr. Maksim Gorki nr. 4, 1000 Shkup Republika e Maqedonisë së Veriut,

   Kontakt personi: Nenad Jovanovski, tel: ++ 389 75 437 427,  

Posta elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ,

           Hapja e ofertave do të jetë publike dhe do të realizohet më 07.09.2021 në ora 11.00 (sipas kohës lokale) në lokalet e ShA MEPSO në rr. Maksim Gorki nr. 4 Shkup R. Maqedonisë së Veriut.

ShA MEPSO – Shkup

Dokumentacionin e tenderit mund ta shkarkoni këtu 


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.