Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO, z. Kushtrim Ramadani, mori pjesë në shënimin e 15 vjetorit të themelimit të operatorit të sistemit elektrotransmetues të Kosovës - KOSTT dhe gjashtë muaj nga fillimi i punës së shoqërisë si zonë e pavarur kontrolli brenda bllokut të kontrollit të formuar së bashku me operatorin shqiptar të sistemit OST.
Në ceremoninë zyrtare, e cila u mbajt më 1 korrik 2021, morën pjesë kryeministri i Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të lartë të udhëheqësisë politike të Kosovës, ambasadorë, përfaqësues të ENTSO-E dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë në sektorin e energjetikës, u prezantuan një sërë planesh zhvillimore të KOSTT. Kreu i KOSTT-it z.Mustafë Hasani shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me ShA MEPSO si dhe mbështetjen e marrë nga udhëheqësia e Shoqërisë."Falimenderim të veçantë homologut tim z.Kushtrim Ramadani nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i cili në momentet më të vështira, kur kishim kufizime në linjat interkonektive, gjeti zgjidhje se si ta ndihmojmë KOSTT."
Në dhjetor të vitit të kaluar, ShA MEPSO dhe KOSTT nënshkruan një marrëveshje operative për organizimin e ankandeve për qiranë e disponueshme të kapacitetit transmetimit,me ç'rast u krijuan kushte për tregtinë e drejtpërdrejtë të energjisë elektrike midis dy vendeve.