• Përfundoi revitalizimi gjithëpërfshirës i TS Probishtip
  • Përfundoi revitalizimi gjithëpërfshirës i TS Probishtip
  • Përfundoi revitalizimi gjithëpërfshirës i TS Probishtip
  • Përfundoi revitalizimi gjithëpërfshirës i TS Probishtip
  • Përfundoi revitalizimi gjithëpërfshirës i TS Probishtip

Përfundoi revitalizimi gjithëpërfshirës i TS Probishtip

Vleresimi aktual: 3 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktiv
 

Punimet në këtë trafostacion filluan në vitin që lamë pas, me ndërrimin e çelësave në largpërçuesin 110 kV prej TS Probishtip deri në TS Neokazi, për shkak të lëshimit në përdorim të linjës dhe paisjeve të reja në TS Neokazi .

Më tej, punimet vazhduan edhe gjatë këtij viti dhe paisjet primare janë ndërruar në tërësi ne trafostacionin Probishtip, të cilat ishin në funksion për më tepër se 40 vite. Në kuadër të mirëmbajtjes së rregullt është bërë zëvendësimi i çelësave dhe ndarësve si dhe shkarkuesve të mbitensionit në trafostacion.

Në traktet 110 kV në drejtim të TS Neokazi,  TS Kumanova 1, në traktin bashkues 110 kV si dhe në dy trafo traktet 110 kV janë zëvendësuar  çelësat, ndarësat, transforamtorët matës të rrymës dhe tensionit, shkarkuesit e mbitensionit, paisjet për varje si dhe litarët në trakte.

Me përfundimin e aktiviteteve të lartpërmendura në këtë trafostacion, e njejta është sjellur në gjendje të shkëlqyeshme, me shkallë të lartë të besueshmërisë për konsumatorët e kyçur në rrjetin distributiv të pjesës lindore të RMV.

Procesin e revitalizimit e implementuan ekipet profesionale të Njësisë ORrT pranë ShA MEPSO.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.