Pas lëshimit nën tension të traktit 400 kV ne drejtim te TS Shkupi 5, sot ekipet nga ShA MEPSO dhe kontraktuesi Konçar-KET e lëshuan në funksion edhe traktin bashkues 400 kV në po të njejtin trafostacion. Projekti për revitalizimin e traktit bashkues përfshin ndërrim të plotë të paisjeve primare dhe sekundare, e që ishin në funksion për më tepër se 40 vite ( ndarës dhe izolatorë mbështetës, fundamente të reja, paisje për mbrojtje dhe komandim, kabllo të reja për furnizim, komandim dhe signalizim.
Lëshimi I sotshëm në punë I këtij trakti 400 kV është pjesë e aktiviteteve të cilat në kuadër te projektit për rekonstruim dhe modernizim te trafostacioneve duhet të përfundohen kah fundi i këtij viti.