Pas tre muajsh punë në terren, përfundoi një pjesë e projektit për Revitalizimin dhe modernizimin e pajisjeve në stacionin e transformatorit Shkupi 4.
Janë ndryshuar pajisjet e tensionit të lartë në fushën e linjës transmetuese 400 kV që çon në stacionin e transformatorit Shkupi 5.
Janë instaluar ndarës të rinj, izolator mbështetës dhe transformatorë matës të rrymës si dhe elemente të pajisjeve dytësore, që do të thotë pajisje modere të teknikës më të fundit të telekomandës SCADA dhe mbrojtëse numerike rele nga gjenerata e fundit.
Pajisjet e vjetra u çmontuan, u përpunuan themele të reja dhe u instaluan mbajtëse të reja të pajisjeve prej çelikut.
Ky trafostacion furnizon me energji elektrike konsumatorët nga rajoni i Shkupit siç janë amvisëritë dhe ndërmarrjet, zona industriale Buraxhik, aeroporti ...
Realizimi i projektit do të mundësojë rritjen e sigurisë së konsumatorëve të lidhur në rrjetin e transmetimit në zonën e Shkupit, më pak lëshime dhe më pak mjete për mirëmbajtje.
Projekti mbështetet nga BERZH në vlerë prej 4.9 milion euro, kontraktuesi është "Koncar-KET"i Kroacisë dhe si nënkontraktorë operojnë kompanitë maqedonase.
Aktivitetet për rehabilitimin e plotë të TS Shkupi 4 duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.