Ekspertët nga ekipet ndërhyrëse të ShA MEPSO bënë përpjekje të jashtëzakonshme dhe pas një pune të pandërprerë prej 16 orëve arritën të kyçin nën tension largpërçuesin prej 110 kV TS Vrutok - TS Shpilje.
Dhe me atë sot në orën 04:15 me qëllim për të krijuar kushte që banorët e Dibrës dhe disa vendbanime përreth të furnizohen me energji elektrike. Elektricistët e MEPSO-s punuan natën e kaluar në kushte ekstremisht të rënda në këtë mot të ftohtë dhe me shi të ndjekur nga erëra të forta.
Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, e shkaktuar nga stuhia, u regjistrua dje në orën 10:35.