Konkurs për ndarje të 3 (tre) bursave për studentët e Universitetit Nëna Tereza - Shkup

Vleresimi aktual: 4 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktiv
 

Operatori i sistemit elektropërçues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria aksionare për përçim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin elektroenergjetik, në pronësi shtetërore Shkup (shkurtimisht: SHA MEPSO), me seli në rr."Maksim Gorki" nr.4, 1000 Shkup duke vepruar sipas Vendimit të Këshillit drejtues të Shoqërisë UO nr. 02-5790/4 të datës 22.09.2020, më datë 24.09.2020 publikon:

KONKURS

për ndarje të 3 (tre) bursave për studentët e Universitetit Nëna Tereza -

Fakulteti i shkencave teknike

nga Shkupi

Të drejtë për pjesëmarrje në konkursin kanë vetëm studentët e rregullt të Universitetit Nëna Tereza - Fakulteti i shkencave teknike nga Shkupi, të cilët janë regjistruar për herë të parë, në vitin e II-të të studimeve në vitin akademik 2020/2021, në një nga këto drejtime:

         - Sistemet elektroenergjetike,

         - Menaxhmenti industrial,

         - Mekatronika,

         - Inxhinieria makinerike dhe menaxhmenti.

Kandidatët duhet t`i plotësojnë kriteret në vijim:

         - studenti të jetë student i rregullt i regjistruar në ciklin e parë të studimeve për herë të parë në vitin e II-të në vitin akademik 2020/2021;

         - nota mesatare e studentit deri në datën e aplikimit të mos jetë më e vogël se 8.0 (tetë);

         - studenti të mos jetë shfrytëzues i bursës ose kredisë nga ndonjë tjetër institucion ose kompani;

         - të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zgjedhjen dhe selektimin e kandidatëve e bën Komisioni për bursa i përbërë prej 3 (tre) anëtarëve edhe atë: 2 (dy) anëtarë nga radhët e të punësuarve në SHA MEPSO Shkup dhe 1 (një) anëtar nga Universiteti Nëna Tereza - Fakulteti i shkencave teknike nga Shkupi.

Selektimi i kandidatëve të interesuar për realizimin e të drejtës në bursë do të bëhet në bazë të suksesit mesatar të arritur nga studenti deri në datën e aplikimit, pikëve të fituara gjatë regjistrimit në fakultet dhe rezultateve nga realizimi i intervistës, të cilën do ta bën Komisioni për bursë në pajtim me metodologjinë në vijim:

         - maksimum pikë të fituara nga suksesi mesatar i realizuar të studentit deri në datën e aplikimit, më së shumti 70 pikë;

         - pikët e fituara gjatë regjistrimit në fakultet, më së shumti 25 pikë;

         - rezultate nga intervista e realizuar, më së shumti 5 pikë.

Shuma totale e bursës vjetore është 80.000,00 denarë dhe përbëhet nga dy pagesa të gjysmëvjetorit nga 40.000 (dyzetmijë) denarë. Me kandidatin e përzgjedhur do të lidhet Marrëveshje për bursë.

Çdo kandidat fletëparaqitjen e plotëson dhe nënshkruan vet me dorë në të cilën duhet të jenë të dhënat e tij gjenerale: emri, mbiemri, adresa e vendbanimit dhe kontakt telefoni.

Së bashku me fletëparaqitjen për dëshmim që i plotëson kushtet nga shpallja çdo kandidat duhet të parashtrojë edhe:

         - kopje nga dokumenti për identifikim personal,

         - CV letër motivimi,

         - certifikatë për provime të dhëna në të cilën do të vërtetohet mesatarja prej 8,00 e më lartë e dhënë nga Universiteti Nëna Tereza - Fakulteti i shkencave teknike nga Shkupi,

-         - vërtetim të dhënë nga Universiteti Nëna Tereza nga Shkupi që kandidati është i regjistruar në vitin e II-të të studimeve në Fakultetin e shkencave teknike, në vitin e studimeve 2020/2021,

         - deklaratë të shkruar me dorë që dorëzohet nga ndonjë tjetër bursë nëse fiton bursë nga MEPSO.

Shpallja është e hapur 10 (dhjetë) ditë pune llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes.

Kandidatët dokumentacionin e lartpërmendur mund ta parashtrojnë deri te arkivi i MEPSO ose ta dërgojnë me dërgesë të

rekomanduar të postës në adresën:

                                                                                                      SHA MEPSO Shkup

                                                                                                      Rr.„Maksim Gorki“ nr.4,

                                                                                                      1000 Shkup, R. Maqedonisë së Veriut


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.