• Konferencë ndërkombëtare e organizuar nga ZEMAK me mbështetjen e kompanive të energjisë

Konferencë ndërkombëtare e organizuar nga ZEMAK me mbështetjen e kompanive të energjisë

Vleresimi aktual: 2 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Nën organizimin e shoqërisë maqedonase të profesionistëve të energjisë ZEMAK, edhe këtë vit më 1 dhe 2 tetor u mbajt konferenca ndërkombëtare "Energjia 2020" , por kësaj here me një precedent për shkak të rrethanave të shkaktuara nga kriza shëndetësore e shkaktuar nga COVID 19, konferenca u mbajt në formatin Webinar. Në konferencën dy-ditore, më shumë se 50 pjesëmarrës prezantuan mbi 30 kumtesa në fusha të ndryshme të energjisë. Edhe këtë vit, ZEMAK mori mbështetje nga kompanitë vendase të energjisë, me ç'rast Drejtoresha Gjenerale e ShA MEPSO-s MR.Eva Shukleva iu drejtua audiencës.

Fragment nga deklarata e Mr.Shukleva,:- Në këtë,situatë të re për të gjithë ne,u dëshmua edhe një herë se energjetika është baza e të gjitha teknologjive, të cilat mundësojnë mënyrën e re të jetës dhe veprimit. Politikat e investimeve në sistemin e energjisë dhe strategjitë e energjisë sigurojnë stabilitet, efikasitet të energjisë, besueshmëri në punë, me ç'rast u konfirmuan edhe një herë si politikat e vetme korrekte, potencoi Drejtoresha Gjenerale e ShA MEPSO, Mr.Eva Shukleva në fjalimin e saj në hapjen e konferencës së webinarëve të Shoqërisë së Profesionistëve të Energjisë-ZEMAK dhe theksoi:

Pandemia globale nuk e pengoi ShA MEPSO të hynte me sukses në ciklin më të madh të investimeve, i përbërë nga projekte për rindërtimin e infrastrukturës ekzistuese dhe ndërtimin e impianteve të reja të energjisë. Në mënyrë që të arrihet përparësia kyçe, sistemi i besueshëm dhe i qëndrueshëm elektroenergjetik dhe furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike me cilësi për të gjitha entitetet e lidhura në rrjetin e transmetimit, janë duke u zhvilluar disa projekte për rindërtimin e trafostacioneve, dhe shumë prej tyre janë përfunduar me sukses gjatë kohës së pandemisë,mes tjerash shtoi:

- Duke u nisur nga koncepti dhe fushat tematike të kësaj konference, veçanërisht në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të sistemeve energjetike, sinqerisht shpresoj që punimet që rezultojnë do të gjejnë zbatueshmëri praktike nga ekipet tona profesionale të inxhinierisë.

Lidhje nga videoja nga ceremonia e hapjes së konferencës:

Fjalëkalimi: Energetika2020


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.