• MEPSO filloi me modernizimin e trafostacionit më të rëndësishëm të Shkupit
  • MEPSO filloi me modernizimin e trafostacionit më të rëndësishëm të Shkupit
  • MEPSO filloi me modernizimin e trafostacionit më të rëndësishëm të Shkupit
  • MEPSO filloi me modernizimin e trafostacionit më të rëndësishëm të Shkupit

MEPSO filloi me modernizimin e trafostacionit më të rëndësishëm të Shkupit

Vleresimi aktual: 3 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktiv
 

MEPSO filloi me modernizimin e stacionit të transformatorëve "Shkupi 4" me ç'rast do të zëvendësohen me paisje të reja me tension të lartë prej 110 (kV), paisjet që kanë qenë në funksion mbi 40 vjet.

Rivitalizimi i stacionit më të rëndësishëm furnizues me energji elektrike cilësore në Shkup është projekt ku do të investohen 4.9 milion euro. Me këtë rast, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe Mr.Eva Shukleva, vizituan trafostacionin,ku ndërkohë zhvilloheshin punimet . Si përfaqësues i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe si aksionar i vetëm në MEPSO Sugarevski gjatë vizitës tha se po bëhen investime serioze në fushën e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, nga të cilat vetëm projektet vijuese në katër trafostacionet janë me vlerë mbi 7 milion euro.

-Poashtu Sugarevski potencoi se investime të tilla nga ana e MEPSO -s janë tejet të rëndësishme, mbi të gjitha për furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike për qytetarët dhe kompanitë, për një jetë më të mirë për stimulim të rritjes së ekonomisë dhe ruajtjen e stabilitetit në sektorin e energjisë.

Shukleva theksoi se rindërtimi i trafostacionit do të sigurojë stabilitet më të madh, më pak lëshime dhe më pak mjete për mirëmbajtje me ç'rast do të përmirësohet klima e investimeve në zonat industriale, dhe do të sigurohet furnizim cilësor me energji elektrike për qytetarët.

- Ky është trafostacioni i parë prej 400kV në vend i ndërtuar në vitin 1978 dhe ky është rekonstruimi më i madh që prej ekzistencës së këtij trafostacioni. Investimi është 4.9 milion euro, mbështetur nga një kredi nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Kontrata u nënshkrua me kontraktuesin Konçar si dhe me nënkontraktues maqedonas. Pas inspektimit të rekonstruimit Eva potencoi se : rëndësia e këtij rekonstruimi qëndron në atë se prej këtij trafostacioni bëhet furnizimi prej 110kV e trafostacioneve tjera në 70% të rajonit të Shkupit dhe rrethinën e tij, përfshirë zonën industriale Bunardzik, aeroportin, zonën qendrore të qytetit.

Me këtë projekt janë të përfshirë ndërrimi i ndërprerësve (çelësave), ndarësve, transformatorëve matës si dhe transformatorëve për furnizimin dhe administrimin e sistemeve mbikqyrës nga distanca (SCADA). Realizues është "Koncar" nga Republika e Kroacisë.

Modernizimi synon të përmirësojë besueshmërinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike, të rrisë fleksibilitetin në menaxhim, njëkohësisht të zvogëlojë rreziqet e daljeve dhe të minimizojë kostot e mirëmbajtjes dhe funksionimit të termocentralit , si dhe sistemeve të mbrojtes.

Ky projekt është pjesë e një marrëveshje kredie me Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim paket investues me vlerë mbi 50 milion € investime që parashikojnë rivitalizimin e 9 stacioneve të transformatorëve, ndërtimin e 6 lartëpërçuesëve në rrjetin kombëtar , ndërtimin e 400/110 kV trafostacioni pranë Ohrit dhe ndërtimi i një lartëpërçuesi 400 kV që i lidhë sistemin tonë energjetik dhe atë shqiptar.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.