• Takim pune i udhëheqësisë të ShA MEPSO dhe sistemit të transmetimit të operatorit grek IPTO
  • Takim pune i udhëheqësisë të ShA MEPSO dhe sistemit të transmetimit të operatorit grek IPTO

Takim pune i udhëheqësisë të ShA MEPSO dhe sistemit të transmetimit të operatorit grek IPTO

Vleresimi aktual: 2 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Më 16.01.2020, ekipi ShA MEPSO i udhëhequr nga drejtoresha gjenerale Eva Shukleva realizoi një takim pune me ekipin e Operatorit të Sistemit Grek të Transmetimit IPTO të udhëhequr nga Manos Manousakis, drejtor ekzekutiv në ambientet e SHA MEPSO në Shkup.

Ekipet e punës të dy operatorëve fqinjë të sistemit të transmetimit të energjisë shkëmbyen përvoja dhe informacione në fushën e bashkëpunimit operativ dhe rajonal të sistemit - operatorëve në rajonin e Evropës Jug-Lindore, me qëllim përmbushjen e detyrimeve të marra me anëtarësimin e dy operatorëve të sistemit në ENTSO-E, duke marrë parasysh rregulloret evropiane në fushën e elektroenergjetikës.

Në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy operatorëve të transmetimit të energjisë elektrike, u shkëmbyen informacione për aktivitetet dhe projektet aktuale dhe të ardhshme të dy kompanive, ndërkohë u bisedua edhe mundësi të reja për bashkëpunim të ardhshëm midis dy kompanive.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.