ShA MEPSO u bën thirrje bujqve që gjatë periudhës së ujitjes dhe korrjes të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të sistemeve të ujitjes, mekanizimit bujqësor dhe pajisjeve të tjera pranë largpërçuesve të rrjetit të transmetimit. Për sigurinë e njerëzve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik, është e domosdoshme të respektohen udhëzimet e mëposhtme:
- Mos kaloni me kombajna ose makineri të tjera të mëdha bujqësore nën përçuesit e linjave të transmetimit.
- Mos instaloni sisteme tubacionesh për ujitje linjat e transmetimit dhe nën telat përçues.
- Mos i ngrini tubat metalikë pranë përçuesve, pasi metali është përçues i energjisë elektrike.
- Mos vendosni spërkatësit e ujitjes nën përçuesit dhe brenda korridoreve të sigurisë së largpërçuesve. Kontakti i rrymës së ujit me përçuesit mund të shkaktojë pasoja serioze dhe të rrezikojë jetën e njerëzve.
- Mos digjni kashtën ose mbetjet e të korrave pranë largpërçuesve, pasi zjarret mund të shkaktojnë ndërprerje dhe dëmtime në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje peshkatarëve sportivë të tregojnë kujdes gjatë përdorimit të shufrave të peshkimit pranë largpërçuesve, ndërsa qytetarët të mos kryejnë punime ndërtimore në trasetë dhe korridoret mbrojtëse të këtyre linjave.
Të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të të tjerëve!
Mos e rrezikoni sigurinë tuaj dhe funksionimin e sigurt të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike!

