Drejtori gjeneral i MEPSO-s, doc. dr. Burim Latifi së bashku me përfaqësues të lartë qeveritarë, sot mori pjesë në takimin në kuadër të Misionit monitorues të Komisionit Evropian dhe Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), kushtuar progresit të projekteve strategjike infrastrukturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, ku u shqyrtuan aktivitetet aktuale dhe sfidat që lidhen me realizimin e projekteve në sektorët e energjetikës, transportit dhe mjedisit.
Drejtori Latifi në takim theksoi se investimet në infrastrukturën energjetike janë parakusht për forcimin e sigurisë energjetike, për stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe për integrimin e vendit në tregun rajonal dhe evropian të energjisë.
MEPSO mbetet i përkushtuar në realizimin e projekteve strategjike përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet kompetente, me qëllim ndërtimin e një sistemi energjetik modern, të qëndrueshëm dhe plotësisht të integruar, në përputhje me standardet evropiane.






