Sha MEPSO është pjesëmarrëse në konferencën kushtuar tranzicionit në burimet e ripërtëritshme të energjisë të organizuar nga Shoqata maqedonase për burime të ripërtëritshme të energjisë, MARES. Në konferencë, ekspertë të industrisë, përfaqësues të Qeverisë, Komunitetit të Energjetikës , Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe kompanive energjetike nga vendi dhe rajoni, shkëmbyen ide dhe rezultate të hulumtimeve të kryera në drejtim të përmirësimit të mjedisit të biznesit, nxitjes së lidhshmërisë dhe bashkëpunimin ndërmjet investitorëve në energjinë e gjelbër, si dhe avokimin e praktikave të përgjegjshme ndaj mjedisit në këtë sektor.
Në kuadër të paneleve kushtuar tranzicionit të gjelbër, organizimit të tregut të energjisë elektrike, sistemeve të ruajtjes së energjisë dhe sfidave të financimit të projekteve për burimet e ripërtëritshme të energjisë, në seksionin kushtuar rrjetit elektroenergjetik si faktor kyç në të gjithë procesin, u deklarua edhe u Elizabeta Siljanovska Atanasova, udhëheqëse e lidhjes së rrjetit të transmetimit, ShA MEPSO.