ShA MEPSO në Këshillimin e 16-të ndërkombëtar BH K /O CIGRE

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
Një numër i madh ekspertësh, kreator të politikës, përfaqësues të kompanive energjetike nga rajoni dhe kompani prodhuese, në tre ditët e fundit morrën pjesë në Këshillimin e 16-të të sistemeве të mëdha elektroenergjetike, të komunitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës CIGRE i cili u mbajt në Neum, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në një numër të madh panelesh, referatesh dhe prezentimesh profesioniste u shkëmbien përvoja të ndryshme dhe u ofruan zgjidhje të ndryshme teknike në lidhje me prezentimet e deritanishme dhe të ardhshmet me të cilat ballafaqohen pothuaj që të gjithë sistemet elektroenergjetike, ndërsa fokusi i bisedës ishte tranzicioni energjetik, integrimi i kapaciteteve të mëdha prodhuese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë të rrjetit transmetues dhe distributiv dhe redizajnimi i të pajisjeve regullative dhe të tregut.
Në këtë ngjarje, në mesin e 133 punimeve të regjistruara me prezantimin e tyre kushtuar problemeve aktuale në menaxhimin e sistemit elektroenergjetik, ndikimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mundësitë për rregullimin e tyre në rrjetin elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, morën pjesë edhe kolegët Vanço Shahpaski, Done Asprovski dhe drejtori i OST-së Goce Mihajlovski.

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.