ShA MEPSO, si pronar i plotë i Operatorit nacional të tregut të energjisë elektrike MEMO ShPKNjP, krenohet me fillimin e punës në tregun "Day-advance" për tregtimin e energjisë elektrike. Të udhëhequr nga fakti se hapja e këtij tregu është një hap kyç drejt modernizimit të sektorit energjetik të vendit dhe mundëson ndërtimin e një të ardhmeje moderne dhe rezistente energjetike, fillimin e suksesshëm të MEMO e cila është kompani bijë e kompanisë sonë , një tjetër konfirmimi i politikave dhe vizioneve të mëparshme pozitive, dhe përfitimet nga e gjithë kjo janë të padyshimta - promovimi i lidhjes më të madhe me vendet fqinje, rritja e tregtisë ndërkufitare dhe më shumë investime të huaja në sektorin energjetik të vendit.
Në ditën e parë të tregtimit në bursën e energjisë elektrike kanë marrë pjesë 20 kompani, janë tregtuar rreth 500 megavat orë energji elektrike, ndërsa çmimi mesatar i arritur në fund të tregtimit është 7125 denarë.
Hapat e përbashkët të ShA MEPSO dhe MEMO do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe synimi i përbashkët është një e ardhme energjetike moderne, e pastër dhe rezistente.