• Takim pune ndërmjet ShA MEPSO dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore
  • Takim pune ndërmjet ShA MEPSO dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore
  • Takim pune ndërmjet ShA MEPSO dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore

Takim pune ndërmjet ShA MEPSO dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

Projekti Balkan Digital Highway dhe niveli i zbatimit të tij ishte në fokus të bisedës mes ekipit të Bankës Botërore të udhëhequr nga Natalija Gelvanovska-Garcia, drejtuese e lartë e ekipit të zhvillimit dixhital dhe Nicole Klingen, menaxhere e zhvillimit dixhital për Evropën, Azinë Qendrore dhe Afrikën e Veriut, si dhe Syrija Rashidi, drejtor gjeneral i ShA MEPSO, drejtor i Sektorit të TI-së Goce Taleski dhe menaxheret e projektit Jasmina Ketsap dhe Biljana Kaeva.

Balkan Digital Highway është një projekt rajonal i udhëhequr nga Banka Botërore dhe financuar nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor - WBIF. Ideja e saj bazë është të bashkojë rrjetet optike të operatorëve elektrotransmetues të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me qëllim të rritjes së shpejtësisë dhe disponueshmërisë së transmetimit dhe depërtimit të internetit, për t'i dhënë një motiv shtesë gjithsesi marrëdhënies së mirë mes fqinjëve dhe bizneseve të të gjitha kompanive që kanë zyrat e tyre përfaqësuese në territorin e Ballkanit Perëndimor.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.