• ShA  MEPSO në një konferencë për sfidat energjetike drejt tranzicionit dhe qëndrueshmërisë
  • ShA  MEPSO në një konferencë për sfidat energjetike drejt tranzicionit dhe qëndrueshmërisë
  • ShA  MEPSO në një konferencë për sfidat energjetike drejt tranzicionit dhe qëndrueshmërisë
  • ShA  MEPSO në një konferencë për sfidat energjetike drejt tranzicionit dhe qëndrueshmërisë

ShA MEPSO në një konferencë për sfidat energjetike drejt tranzicionit dhe qëndrueshmërisë

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Drejtori gjeneral i ShA i MEPSO Orhan Murtezani merr pjesë në konferencën rajonale për energjetikë që po mbahet sot në Tiranë, Shqipëri.
Ky event mblodhi në një vend përfaqësues të kompanive energjetike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, përfaqësues të BERZH-it, Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore të cilët folën për perspektivat e krijimit të politikave për krijimin e kushteve për investime, për sfidat industriale dhe kontributin e biznesit, për perspektivat e tregut rajonal etj.
Në fjalëimin e tij Murtezani theksoi se strategjia energjetike e Maqedonisë i ndjek qëllimet strategjike të BE-së për kalimin në energji të pastër, por ai vuri në dukje edhe faktin se për shkak të rritjes së vazhdueshme të interesit për projektet e BRE-ve që tejkalojnë parashikimet afatgjata nga skenari i gjelbër, ShA MEPSO po përballet me sfidën e integrimit të BRE-ve në sistem.
Një aspekt kyç është optimizimi i procesit të balancimit dhe rezervave. Operatorët e sistemit elektrotransmetues duhet të bashkëpunojnë për ndarjen dhe shkëmbimin ndërkufitar të rezervave operacionale dhe zbatimin e projekteve të ruajtjes së energjisë elektrike, siç janë bateritë, hidrocentralet e pompuara dhe njësitë fleksibël të gazit, tha ndër të tjera Murtezani.
Organizator i konferencës është Shoqata e Investitorëve të uaj nga Shqipëria.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.