• Vizitë pune në TS Bogoslovec
  • Vizitë pune në TS Bogoslovec
  • Vizitë pune në TS Bogoslovec
  • Vizitë pune në TS Bogoslovec
  • Vizitë pune në TS Bogoslovec

Vizitë pune në TS Bogoslovec

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Duke ndjekur trendet botërore të zhvillimit dhe implementimit të kapaciteteve  prodhuese që shfrytëzojnë erën si burim, në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  në fazën përfundimtare të ndërtimit është termocentrali i  dytë me erë në Bogosllovec.CEE Bogoslovec ka një kapacitet total të instaluar prej 36 MW dhe do të ketë tetë turbina secila me madhësi 4.5 MW.

Në një vizitë pune në CEE  Bogoslovec dhe TS Bogoslovec sot ishte ekipi i ShA  MEPSO, i cili nga investitori THOR Impex ShPKNjP Shkup dhe kontraktorët e tij u njohën me aktivitetet në terren.

 

ShA MEPSO aktivizoi konektorin e parkut me erë në rrjetin e transmetimit  të përbërë nga TS 110/33 kV Bogoslloveci dhe largpërçuesin  110 kV dysistemësh, me të cilën u formuan dy largpërçues 110 kV: TS Ovçe Pole-TS Bogoslloveci dhe TS Bogoslovec-TS Shtip.

Konektori I rrjetit elektrotransmetues i cili do t'i dorëzohet- pranohet MEPSO-s pas marrjes së lejes së përdorimit, përbëhet nga:

- Impianti ndarës  110 kV nga TS Bogoslloveci dhe objekti komandues dhe kontrollues i ShA  MEPSO, i cili strehon pajisjet dytësore (sistemin e   mbikëqyrjes dhe menaxhimit, mbrojtjen  rele, matjen  e EE, ndarjen  AC/DC, pajisjet TC).

- Largpërçuesi I  kyçur 2x110 kV me gjatësi të përgjithshme prej 4.55 km dhe gjithsej 20 shtylla deri në kryqëzimin e largpërçuesit  110 kV TS Ovçe Pole - TS Shtip.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.