• Delegacioni bullgari kryesuar nga kryeministri Petkov, në vizitë pune në ndërtimin e lidhjes energjetike nga Korridori 8,  400 kV largpërçues Manastir – Elbasan

Delegacioni bullgari kryesuar nga kryeministri Petkov, në vizitë pune në ndërtimin e lidhjes energjetike nga Korridori 8, 400 kV largpërçues Manastir – Elbasan

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 
Drejtori gjeneral i ShA MEPSO  z. Orhan Murtezani dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Bujar Osmani, zhvilluan  një takim pune me një delegacion të lartë nga Republika e Bullgarisë të kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov. Në takimin e mbajtur në TS Manastir 2, mysafirët  u njohën me dinamikën dhe përfitimet e ndërtimit të  400 kV largpërçues  në kuadër të Korridorit 8 paneuropian me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do të lidhet energjetikisht me Republikën e Shqipërisë.

Ndërtimi i këtij projekti kapital është hallka e fundit në realizimin e korridorit energjetik lindje-perëndim, me ç’rast rajoni  përfiton një lidhje të re energjetike përmes së cilës, siç tha drejtori Murtezani, energjia elektrike e prodhuar në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut do të  mund të eksportohet në Shqipëri dhe Itali në rrugë transmetimi të reduktuara në mënyrë drastike dhe me kosto më të ulët se më parë.

Një lidhje më e mirë  është një fazë kalimtare drejt një të ardhme më të mirë të përbashkët. Investime të tilla janë  prioritet strategjik i të gjitha qeverive, sepse ofrojnë një ndërlidhje  më të madhe midis vendeve përgjatë Korridorit 8, midis anëtarëve aktualë dhe të ardhshëm të BE-së dhe hapin mundësi më të mëdha për ekonomitë e të tre vendeve. Maqedonia e Veriut është qendra kryesore transitore e   Korridorit 8 për lidhje të   Detit Adriatik dhe Detit të  Zi. Me projekte të tilla kapitale, jo vetëm që marrim pjesë në zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike dhe rritje të kapacitetit të  burimeve të ripërtëritshme  të energjisë, por stimulojmë më shumë investime, thellojmë marrëdhëniet e fqinjësisë me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe vërtetojmë  synimet dhe intereset  e përbashkëta për zhvillim dhe integrimin të rajonit, potencoi   drejtori Murtezani në takimin e sotëm.

Gurthemeli i  400 kV largpërçues Manastir-Elbasan u vendos gati dy muaj më parë dhe tani, në kushte të stabilizuara atmosferike, aktivitetet ndërtimore vazhdojnë me ritme të pandërprera. Largpërçuesi i ri  është 97 km i  gjatë dhe do të instalohet në 260 shufra çeliku. Investimi është  në vlerë prej 17.22 milionë euro hua  nga BERZH dhe grant nga WBIF.

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.