• ShA MEPSO për herë të parë ndau bursa për tre studentë të Universitetit

ShA MEPSO për herë të parë ndau bursa për tre studentë të Universitetit "Nënë Tereza"

Vleresimi aktual: 4 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktiv
 

ShA MEPSO ndau bursa për tre studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike pranë Universitetit ,,Nënë Tereza'' - Shkup.Besar Sefedini, Emir Imeri dhe Semine Neziri janë bursistët e parë të ShA MEPSO dhe studentë në vitin e dytë në Fakultetin Teknik pranë këtij Universiteti.
Bursistët e rinj të ShA MEPSO do të marrin bursë vjetore në vlerë prej 80,000 denarë.Në shpalljen për ndarjen e bursave kanë mundur të aplikojnë të gjithë studentët e Fakultetin Teknik në degët e mëposhtme: sistemet elektroenergjetike , menaxhment industrial, mekatronika, inxhinieria mekanike dhe menaxhment - me notë mesatare të paktën 8.00 dhe që janë regjistruar për herë të parë në vitin e II akademik - viti studimor 2020/21.

Përzgjedhja e bursistëve të parë të ShA MEPSO është rezultat i Memorandumit të bashkëpunimit që kompania jonë dhe Universiteti Nënë Tereza nënshkruan nëntorin e kaluar. Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar nga prof. Dr. Azis Polozhani, Rektor i Universitetit dhe Bilen Saliji, Zëvendës Drejtor Gjeneral i ShA MEPSO.
Përveç bashkëpunimit në fushën shkencore-teorike, memorandumi parashikon edhe punë praktike për studentët me mundësinë e sigurimit të bursave për studentët gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitarë në fusha profesionale që janë në interes të MEPSO-s.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.