Gjatë vizitës së tyre dy-ditore në Sh.A.MEPSO nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore "Vëllezërit Miladinov" nga komuna e Aerodromit treguan intere të madhë me ç’rast parashtronin pyetje të ndryshme.
Pesëdhjetë nxënës me mësuesit e tyre në dy grupe vizituan Qendrën nacionale të dispeçerit në dy ditë radhazi me ç'rast ndoqën prezantime të shkurtra të përshtatura për moshën e tyre për kuptimin, pozicionin dhe kompetencat e Sh.A. MEPSO në sistemin nacional elekroenergjetik.
Nxënësit treguan njohuri solide mbi kuptimin dhe përdorimin e energjisë elektrike që akumulohen në temën e hulumtimit "Njeriu krijon, transformon dhe përdor energji në mënyra të ndryshme".
Shkolla fillore "Vëllezërit Miladinov" është e vetmja shkollë fillore në vendin tonë që punon me programin ndërkombëtare të IB World School,Primary Years Programme (PYP).