• Forumi Maqedonas i Energjetikës 2023
  • Forumi Maqedonas i Energjetikës 2023
  • Forumi Maqedonas i Energjetikës 2023
  • Forumi Maqedonas i Energjetikës 2023
  • Forumi Maqedonas i Energjetikës 2023
  • Forumi Maqedonas i Energjetikës 2023
  • Forumi Maqedonas i Energjetikës 2023

Forumi Maqedonas i Energjetikës 2023

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Në tre vitet e fundit, MEPSO ka regjistruar më shumë se 70 kërkesa për kyçje të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në rrjetin e transmetimit, me një fuqi totale prej 8000 MW. Në një horizont afatshkurtër, sistemi maqedonas elektrotransmetues mund të integrojë deri në 1500 MW energji të prodhuar nga BRE-të, deklaroi drejtori gjeneral I ShA MEPSO, Syrija Rashidi në forumin energjetik, MEF 23. Në fjalët hyrëse të panelit I cili u fokusua në financimin e tranzicionit energjetik, Rashidi theksoi se në drejtim të një tranzicioni të suksesshëm drejt energjisë së pastër dhe integrimit të BRE-ve, MEPSO investon në infrastrukturë më të mirë të transmetimit dhe sigurimin e fleksibilitetit të sistemit.

Financimi i tranzicionit energjetik në vend kërkon një qasje të shumëanshme që përfshin investime si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat, si dhe mbështetje nga sektori bankar. Është më se e nevojshme që t'u jepet përparësi strategjive të qëndrueshme dhe efektive dhe të sigurohet që të gjitha instrumentet financiare të jenë të disponueshme si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat. Vetëm me politikat dhe investimet e duhura mund të hapërojmë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme energjetike nga e cila përfiton mjedisi dhe shoqëria, tha Rashidi para të pranishmëve.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler bëri thirrje për veprim urgjent për diversifikimin e burimeve energjetike, duke theksuar se Evropa dhe Maqedonia e Veriut janë në udhëkryq të disa çështjeve të hidhura energjetike dhe zëvendëskryeministri Fatmir Bitici tha se të gjitha politikat dhe masat e krijuara nga shteti në sektorin energjetik sot, do të ketë ndikim të madh në të ardhmen e ekonomisë sonë dhe sigurinë energjetike të brezave të ardhshëm.

Tema e Forumit dyditor është "Përmirësimi i trekëndëshit Politika-Financë-Teknologji energjetike për elasticitetin energjetik dhe tranzicionin e gjelbër". Për të gjashtin vit radhazi, ky forum energjetik mbledh në një vend përfaqësues të kompanive energjetike vendase dhe të huaja, zyrtarë nga i gjithë rajoni, organizata ndërkombëtare dhe faktorë të tjerë nga sfera energjetike të cilët shkëmbejnë njohuri dhe ndajnë qasje, arritje, trende innovative dhe strategjitë për zgjidhjen e çështjeve dhe problemet kyçe energjetike.


© 2023 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.