Drejtori Gjeneral të ShA MEPSO, z. Orhan Murtezani dhe ekipi menaxhues i kompanisë, realizuan disa takime pune gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.
Në takimet e organizuara në Qendrën Dispeçer Kombëtare të Azerbajxhanit u shkëmbyen përvoja në fushën e energjisë, delegacionit tonë iu prezantua puna e kësaj qendre dhe rëndësia e saj për sistemin e elektrotransmetues të Azerbajxhanit. Gjithashtu u zhvillua një vizitë edhe në departamentin e TI-së, ku temë kryesore ishte implementimi i sistemit SCADA në Qendrën Kombëtare Dispeçer dhe Qendrën e Rezervës. Qëndrimi i punës në Baku përfundoi me një vizitë në trafostacionin 220/110 kV të ndërtuar me izolim gazi.