ShA MEPSO për të informuar në mënyrë objektive dhe të plotë publikun, lidhur me vendimin e fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës për të përcaktuar tarifat e kompanive energjetike nga të cilat rrjedh çmimi i energjisë elektrike, raporton në vijim: ShA MEPSO është operator nacional i sistemit elektroenergjetik , veprimtaria e të cilit është furnizim i pandërprerë dhe i besueshëm i të gjithë konsumatorëve me energji elektrike cilësore.
Tarifa për transmetimin e energjisë elektrike, si kudo në vendet e BE-së dhe vendet tona fqinje, përcaktohet çdo vit nga organi rregullator kompetent, në përputhje me metodologjinë e miratuar, dhe bazuar në kërkesën e kompanive energjetike. Metodologjia përcakton kërkesën me formë dhe përmbajtje dhe prezentohen dhe shpjegohen , kostot për mirëmbajtjen, rikonstruimin dhe azhurnimin e rrjetit elektroenergjetik.
Për të siguruar furnizim të besueshëm dhe të pandërprerë të energjisë elektrike me cilësi për të gjithë konsumatorët, ShA MEPSO përgatit çdo vit program investimi dhe mirëmbajtjeje, ku investimet e nevojshme planifikohen në mënyrë të denjë.
ShA MEPSO është në një cikël të madh investimesh prej rreth 100 milion euro, i cili konsiston në projekte për rindërtimin e infrastrukturës ekzistuese dhe ndërtimin e objekteve të reja elektroenergjetike.
Shërbimet e ekspertëve të ShA MEPSO, bazuar në analizën e defekteve, vlerësimin e gjendjes së pjesëve thelbësore të impianteve, si dhe jodisponueshmëria e pjesëve rezervë për pajisje të vjetra mbi 40 vjeçare, përcaktojnë nevojën dhe urgjencën për të investuar në rikonstruimin e infrastrukturës ekzistuese, impianteve dhe largpërçuesëve.
Rezultatet e fundit janë të dukshme në impiantet në TS Oslomej dhe në Valandovo, dhe në muajt në vazhdim punimet do të përfundojnë në Dubrovo dhe Prilep dhe në katër HEC-et më të mëdha (në pjesën e rrjetit të transmеtimit). Në zhvillimin e sipër janë edhe rikonstrukcionet në impiantet në Manastir dhe Shkup me afat ndërtimi prej 12 muajve. Ka përfunduar linja e transmetimit 110 kV Shtip - Probistip, me lidhje për zonën Neokazi. Po bëhen përgatitjet për rikonstruimin e 4 largëpërçuesve 110 kV, më të vjetër se 50 vjet.
Të ardhurat aktuale nga tarifa e transmetimit mundësojnë financimin e projekteve për rikonstruim, të cilat sigurojnë besueshmërinë e rrjetit të transmetimit por, njëkohësisht, me përdorimin e pajisjeve dhe zgjidhjeve moderne, kostot e ShA MEPSO-s për mirëmbajtje për periudhën tjetër janë ulen në mënyrë drastike.
Për të përfunduar lidhjen me të gjithë operatorët fqinj të sistemit të transmetimit, ka filluar projekti për lidhje me Republikën fqinje të Shqipërisë, me 400kV lagpërçues nga Manastiri përmes Ohrit në Elbasan. Afër Ohrit do të ndërtohet trafostacion i ri prej 400/110kV i cili do të sigurojë një furnizim të besueshëm me energji elektrike në pjesën jugperëndimore për tridhjetë vitet e ardhshme.Ky është projekti më i madh aktual me vlerë 40 milion euro.
ShA MEPSO kujdeset dhe punon në drejtim të angazhimit të kompanive , në mënyrë që të ofrojë mbështetje maksimalemë për ekonominë vendase. Sa i përket investimeve të përmendura, duhet të merret në konsideratë që në RMV nuk kemi prodhues të pajisjeve të nevojshme për trafostacione dhe për largpërçues, dhe për këtë arsye të gjitha pajisjet janë të prokuruara nga prodhuesit e huaj. Pajisjet e reja moderne dhe të besueshme sipas standardeve botërore janë nga prodhuesit e njohur botërorë. Kjo pajisje shitet në tregun global me çmimet e tregut që janë transparente, në dispozicion të publikut dhe të vlefshme për të gjithë blerësit në botë.
Duke marrë parasysh të lartëpërmendurat, nga aspekti i kostove të ShA MEPSO, krahasimi "i zhveshur" i çmimit të orëve megavat të energjisë elektrike me pagën mesatare në vendin tonë është jo korekt . Kjo nuk i ndihmon askujt dhe krijon konfuzion tek qytetarët. Krahasime të tilla janë të gabuara dhe çojnë në përfundime të gabuara që nuk kanë logjikë ekonomike, por lënë përshtypje se kritika është jokonstruktive.
Fatkeqësisht, në segmente të caktuara të shoqërisë sonë ka akoma paragjykime për ndryshimin më të vogël të çmimit të energjisë elektrike; disa nga kritikët e çmimit të energjisë elektrike, në të njëjtën kohë, për një telefon celular me argëtim në internet janë të gatshëm të lënë mënjanë sasi të konsiderueshme, shpesh dhe shumë më të larta se fatura e energjisë elektrike. Si faturë e lartë e energjisë elektrike trajtohet edhe fatura kur kjo energji e shtrejtë shfrytëzohet për të ngrohur një shtëpi të tërë ose një apartament të madh.
Është korekte të theksohet se subvencioni "për varfërinë e energjisë" sigurohet për familjet më të rrezikuara, e cila siguron qasje në energji elektrike për të gjithë qytetarët e vendit.
Çështja është shumë komplekse për tu balanizuar me sulme të pabaza ndaj ndërmarrjeve elektroenergjetike si dhe organit rregullator që respektoi kërkesën.
Nuk duhet të harrojmë se energjia elektrike është nxitësi themelor i të gjitha segmenteve në shoqërinë moderne, kështu që të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e funksionimit të të gjithë sistemit elekteroenergjetik me ç'rast nënkuptohet , se është e pamundur pa investimet e nevojshme për funksionim të pandërprerë dhe të besueshëm .
Gjithmonë jemi të përkushtuar në uljen e kostove, aty ku justifikohet. Jemi të gatshëm për një diskutim ekspert mbi atë temë.
Tarifa e ShA MEPSO është ulur vazhdimisht për 6 (gjashtë) vjet, gjë që ka vënë në dyshim likuiditetin e kompanisë dhe funksionimin e saj. Tarifa është burimi më i madh nga i cili mbulohen të gjitha investimet që sistemi i transmisionit të funksionojë normalisht. ShA MEPSO nuk ka mundësinë të heqë dorë nga pjesëmarrja e saj në çmimin e energjisë elektrike, sepse na pret zhvillimi ekonomik i vendit, i cili pa një sistem të qëndrueshëm të transmetimit është i pamundur.
Në të njëjtën kohë, potencojmë se ShA MEPSO është një kompani me përgjegjësi shoqërore e cila në kontiunitet për tetë vjet ndan fonde të konsiderueshme (deri në 2 përqind të të ardhurave të saj) për projekte me interes publik në fushat e shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe sportit. Në të njëjtën periudhë, ajo ofron bursa për studentë në fushën e elektroenergjisëenergjisë në fakultetet shtetërore në Shkup dhe Manastir, në bashkëpunim me EVN dhe ESM, duke investuar kështu edhe më shumë në të ardhmen e sistemit elekroenergjetikë.