• Takimi  Bozhinovska-Latifi: Transformatori i ri 400/110 kV në TS Manastir 2 garanton furnizim stabil me energji elektrike në Maqedoninë jugperëndimore

Takimi Bozhinovska-Latifi: Transformatori i ri 400/110 kV në TS Manastir 2 garanton furnizim stabil me energji elektrike në Maqedoninë jugperëndimore

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 
Sot,  për vizitë zyrtare  në TS Manastir  2  ka qëndruar Ministrja e  Energjetikës, Sanja Bozhinovska, e shoqëruar nga drejtori i  ShA  MEPSO Burim Latifi. Duke theksuar rëndësinë e transformatorit të ri 400/110 kV për stabilitetin energjetik të Maqedonisë jugperëndimore dhe të gjithë sistemit  nacional energjetik, ministrja  deklaroi:

“Lëshimi nën presion apo volltazh të  transformatorit në TS Manastir  2 është një pjesë esenciale e infrastrukturës energjetike sepse siguron furnizim të qëndrueshëm të  energjisë  elektrike për qytetarët dhe  ekonimonë  në Ohër, Strugë, Resnjë, Manastir dhe Prilep, dhe forcon qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e  sistemit  transmetues në përgjithësi. Rrjeti ynë ishte i ekspozuar ndaj një  rreziku serioz, sidomos për shkak të dy transformatorëve të djegur, me ç’rast u krijua  një rrezik real për shembje të të gjithë sistemit elektroenergjetik. Shpresoj që edhe projektet e tjera që janë një rrjedhë  do të përfundojnë në kohë dhe  me këtë do të sigurohet një garancë  furnizimi të   qëndrueshëm të energjisë  elektrike edhe në periudhën e ardhshme”.

Projekti për prokurimin e transformatorit  400/110 kV ka filluar që nga viti 2023, ndërsa  udhëheqësia e re e kompanisë përshpejtoi dhe e finalizoi atë për t'iu përgjigjur nevojave urgjente në rajon, që paraqiten si shkak i temperaturave  dimrore  dhe rritje të konsumit të energjisë elektrike. Transformatori luan një rol thelbësor  në stabilizimin e rrjetit, zvogëlimin e rrezikut të ndërprerjeve në kaskadë dhe sigurimin e besueshmërisë së prodhimit të energjisë elektrike në KME  Manastir.

“Dorëzimi i suksesshëm i transformatorit dhe  lëshimi  i tij në funksion, u mundësua vetëm falë punës ekipore, përkushtimit të ekipeve  teknike eksperte të ShA  MEPSO dhe koordinimit me ministritë përkatëse të  Qeverisë”. I tërë  procesi pati sfida të mjaftueshme, por prandaj gjendemi këtu, për të gjetur zgjidhje dhe pikërisht ky transformator ishte zgjidhja e duhur i cili  që nga e hëna do të jetë plotësisht funksional. Qytetarët meritojnë rezultate, jo justifikime. “Kompania mbetet e përkushtuar në përforcimin e rrjetit nacional, eliminimin e dobësive të trashëguara dhe sigurimin   stabil të furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët”, deklaroi drejtori gjeneral  Doc.Dr.Burim Latifi.

Me lëshimin në funksion  të transformatorit të ri janë eleminuar edhe pengesat e fundit për vazhdimin e projektit për rikonstruksionin  e linjës 110 kV  nga TS Manastir 1 - TS Prilep 1. Ky projekt është vetëm një nga projektet e shumta që do të  gjejnë fillimin   apo zbatimin e tyre brenda vitit  2025, vit në të cilin ShA  MEPSO feston jubileun e saj të madh, 20 vjet nga themelimi i Kompanisë.

© 2026 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.