ShA MEPSO nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me FShIIK

ShA MEPSO nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me FShIIK

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

ShA  MEPSO dhe Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK), pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" nga Shkupi, nënshkroi  Memorandum bashkëpunimi i cili ndër të tjera do t'u mundësojë studentëve të këtij fakulteti të fitojnë përvojë dhe njohuri nga profesionistët në ShA MEPSO dhe të punojnë bashkërisht në projekte zhvillimore-hulumtuese lidhur me bartjen e energjisë elektrike në dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me memorandumin e nënshkruar, studentët e FShIIK do të mund të njihen me punën dhe proceset në kompani, një bashkëpunim  i ndërsjellë do të zhvillohet në nivel të projekteve aplikative dhe temave të magjistraturës, aktiviteteve konsultative, ofrimi i praktikës për studentët e regjistruar në programet e studimit me interes për ShA  MEPSO, si dhe shpërblime  dhe bursa për studentët e  vitit të fundit.

ShA MEPSO vazhdimisht investon në krijimin dhe trajnimin e personelit nga fusha e elektroteknikës, për të cilët shpresojmë që një ditë të jenë pjesë e ekipit të kompanisë.


© 2023 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.