•  Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të thellojnë bashkëpunimin në sektorin e energjetikës
  •  Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të thellojnë bashkëpunimin në sektorin e energjetikës
  •  Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të thellojnë bashkëpunimin në sektorin e energjetikës

Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të thellojnë bashkëpunimin në sektorin e energjetikës

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Intensifikimi dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e energjetikës, veçanërisht në fushën e furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror, ishin temat kryesore të diskutimit  në takimin e sotëm zyrtar të mbajtur në Qeverinë  e RMV-së, ndërmjet  delegacionit maqedonas dhe atij turk, të udhëhequr nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministri i Energjetikës Fatih Donmez. Në mesin e shumë temave të diskutuara nga drejtuesit e kompanive maqedonase energjetike MEPSO, ESM dhe GA-MA dhe ato turke TEIASH dhe BOTAS, u fol edhe për mundësinë e rritjes së kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike ndërmjet dy operatorëve të sistemit ShA  MEPSO dhe TEIASH. Ajo që u theksua në fazën përfundimtare është hartimi i një Memorandumi për bashkëpunim në sektorin e energjetikës, i cili duhet të hapë mundësi për rritjen e investimeve në sektorin e energjetikës dhe perspektiva të reja për zhvillimin e ekonomive të të dy vendeve.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.