Dërgo në e-mail

Deklaratë publike e Mr.Eva Shukleva, drejtoreshë gjenerale në SH.A MEPSO pas dëmtimit të fasadës së drejtorisë

Era e djeshme zhveshi godinën e administratës së MEPSO-s. Pjesa më e madhe e fasadës u gjet në tokë. Pjesët e copëtuara të polisterolit dëmtuan disa automjete zyrtare, dhe një duzinë kondicionerësh u çrrënjosën nga vendi. Era e fuqishme në vetëm disa orë tregoi se sa i pasigurt mund të jetë projekti Shkup 2014 për jetën e njerëzve.



Ekipet tona gjatë gjithë natës janë në objekt, duke mbledhur informacione për dëmtimin e fasadës .Siç mund të shifni ka pjesë të cilat edhe pa ndikimin e erës për çdo moment mund të rrëzohen,bëjmë ispektimin e dëmeve të mundëshme në çatinë e godinës.
Siguruam hapësirën të pushtuar nga rrënojat me ç' rast policia bëri procesverbalin.Për arsye sigurie kemi kufizuar lëvizjen, ndërsa kompanitë e sigurimeve dhe profesionistët po vlerësojnë dëmin, kështu që është shumë herët për të folur në numër.
Rikujtoj që për një projekt të titulluar "Rindërtimi dhe përshtatja e një godine" që synon përmirësimin e efikasitetit të energjisë, qeveria e kaluar harxhoi më shumë se 10 milion euro. Fasada barok ishte një situatë me të cilën u përball udhëheqësia e re në të cilën nuk kishte asnjë rol për të luajtur.

Për shkak të disa situatave të trashëguara dhe lëshimeve në ekzekutim, është marrë vendim për të kryer një revizion i cili duhet të përcaktojë situatën faktike në lidhje me aktivitetet e ndërmarra nga kontraktuesi në përputhje me kontratën e vitit 2013.
Që nga ardhja ime në këtë post, kemi filluar procedurën e revizionit të rekonstruimit dhe përshtatjes së godinës së SH.A.MEPSO.
Qëllimi është të mbrojmë pronën dhe sigurinë e qytetarëve dhe SH.A. MEPSO të ketë një godinë administrative funksionale dhe të sigurt në përputhje me të gjitha standardet.



Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse kontraktori është "Beton" Shtip dhe si do të procedojnë pasi kompania është në falimentim, Shukleva u përgjigj duke deklaruar se garancioni bankar është i aktivizuar para se kompania të shkonte në falimentim. Gjithashtu potencoi se fondet do të përdoren për të përfunduar punimet e papërfunduara të godinës.