Dërgo në e-mail

MEPSO mbështeti memorialin e 57 të Mavrovës - kupë për skijim nordik

Në kuadër të aktiviteteve të saja si kompani me përgjegjësi shoqërore SH.A. MEPSO mbështeti edicionin e 57-të ,,Memorijali i Mavrovës ''kupë internacionale për gara në Skijim Nordik e mbajtur tradicionalisht në ski qendrën ,, Mavrovo''.



Me këtë rast z. Eva Shukleva, drejtoreshë gjenerale dhe presidente e bordit drejtues dhe z. Ljupco Zikov drejtor i Financave dhe anëtar i bordit drejtues me ftesë të organizatorit, marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së garave dhe vënien e luleve në monumentin e punëtorëve të rënë gjatë ndërtimit të hidrocentralit ,,Mavrovo'' me ç'rast edhe mbahet kjo garë.



Në hapjen solemne para më shumë se 80 garuesve nga 12 vende të ndryshme u drejtuan përfaqësues të bordit organizativ nga Ministria e Mbrojtjes (si promotor kryesor i ngjarjes) dhe mbështetës si : SH.A. ESM, SH. A. MEPSO, kryetar i komunës Mavrovë-Rostuse dhe Agjensia për rini dhe sport.

Në fjalimin e saj drejtuar të pranishmëve, z. Shukleva theksoi se "Memoriali i Mavrovës" është një markë maqedonase që vullnetarë, entuziastë, adhurues të nordikëve e kanë krijuar, transmetuar atë si një amanet, e kanë kultivuar dhe mirëmbajtur për dekada, në mënyrë që të mundemi tani të mburemi se gara më e vjetër e skijimit nordik në Gadishullin Ballkanik zhvillohet në vendin tonë, e cila është pjesë e garave ndërkombëtare të FIS në garat nordike.



- "Memoriali i Mavrovës" është i lidhur dhe rrjedh nga ndërtimi i hidrocentralit Mavrovë, pjesë e sistemit tonë energjetik. Për SH.A. MEPSO hidrocentrali i Mavrovës është veçanërisht i vlefshëm sepse ofron shërbime të balancimit të sistemit, ofron mbështetje të tensionit dhe menaxhim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të sistemit elektrotransmetues. Kjo është arsyeja pse, ndër të tjera, jemi të gatshëm të ndihmojmë "Memorialin e Mavrovës". Kujdesemi sic jemi kujdesur edhe në të kaluarën dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen ", potencoi Shukleva.



Në përfundim të ceremonisë, përfaqësuesit e komitetit organizativ ndanë mirënjohje për përfaqësuesit e mbështetësve të memorialit.