Dërgo në e-mail

Gjashtë bursistë të ri të MEPSO, ESM dhe EVN

Gjashtë bursistë të ri të MEPSO, ESM dhe EVN
Gjashtë studentë nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë Informative, nga sot, janë bursistët e ri nga kompanitë më të mëdha të energjisë elektrike në vend - ShA ESM, EVN Maqedoni ShA Shkup dhe ShA MEPSO. Bursat për studentët e FEIT janë dhënë për tetë vjet dhe deri më tani, rreth njëqind bursist kanë marrë mbështetje.



Në ceremoninë e sotme të ndarjes së bursave, Dekani i FEIT, Prof. Dr. Dimitar Taskovski, shprehu kënaqësinë e tij të madhe për bashkëpunimin dhe përkrahjen shumë vjeçare për studentët e Fakultetit.
"Në të vërtetë, si dekan i FEIT, unë jam i kënaqur me bashkëpunimin dhe mbështetjen shumë vjeçare nga kompanitë tona të energjisë ndaj studentëve tanë. Dhënia e bursave është bërë një traditë, dhe studentët tanë bursistë marrin mbështetje të shkëlqyeshme duke siguruar fonde për arsimimin e tyre, punë praktike dhe mundësi për punësimi në këto kompani. Përmes studentëve tanë dhe ne jemi në kontakt me këto kompani dhe vazhdimisht jemi duke rishikuar politikën tonë arsimore dhe duke e përshtatur atë me nevojat e ekonomisë ", tha Dekani Taskovski.
M.r Vasko Kovacevski, Drejtor për Zhvillim dhe Investime në ShA ESM , gjithashtu theksoi traditën e dhënies së bursave për studentët e FEIT.
"ShA ESM ka traditë të ndihmojë në shumë fusha sociale dhe arsimi është një nga fushat që kompania jonë është shumë e lumtur për të mbështetur. Arsyeja është se arsimi është shtylla e ndërtimit të një shoqërie. Investimi në kuadro, veçanërisht në teknologjitë elektrike dhe informative që kërkohen në botë dhe në vendin tonë, është një garanci që ekonomia jonë do të rritet në drejtimin e duhur dhe do të ketë profesionistë që do të mbajnë në të ardhmen barrën e zhvillimit drejt teknologjive bashkëkohore. Për këto arsye, ShA ESM do të vazhdojë të mbështesë procesin arsimor që po zhvillohet në FEIT dhe që po prodhon kuadro profesionist për zhvillimin e ekonomisë sonë."



Drejtoresha gjenerale e MEPSO-s, m-r Eva Shukleva, theksoi se kompania tashmë në tetë vite është pjesëmarrëse ne dhënien e bursave për student.
“Procesin i stipendimit të studentëve e praktikojmë qysh nga viti 2012. Edhe sot, vitin e tetë me rradhë, me mbështetje financiare gjatë edukimit të kuadrove kualitative, dërgojmë porosi direkte deri te studentët që I përcjellim rezultatet e tyre dhe vlerësojmë punën e tyre dhe mundin të cilin e japin në procesin arsimor. Disa nga bursistët e deritanishëm tashmë janë pjesë e kolektivit të MEPSO-s dhe ajo duhet që të jetë stimul për të gjithë studentët. Bashkëpunimi intenziv me FEIT në disa fusha është indicator se dyert e kompanisë sonë janë të hapura për bashkëpunim me institucionet arsimoro-shkencore. Bursistëve të rinj u dëshiroj shumë suksese dhe gjithashtu dëshiroj t’u theksoj që të punoni dhe shpërblehuni vlefshëm dhe sistematikisht. Ne dijmë që t’i vlerësojmë rezultatet e juaja.”



Për Sasho Stojkoskin, anëtar i Bordit Udhëheqës i EVN Maqedoni, krijimi i kuadrove të reja profesionale është qëllim strategjik i kompanisë.
“Një ndër qëllimet strategjike të EVN është krijimi i kuadrove të reja profesionale të cilët në të ardhmen do të jenë fuqia kryesore në bartjen e proceseve të reja në sferën e energjetikës. Përkrahja jonë për studentët e FEIT lëviz në tri drejtime: ndarja e bursave, mundësim i punës praktike dhe munësi për punësim. Që nga 2010, bursë nga EVN kanë fituar mbi 40 studentë, pothuajse gjysma e tyre tashmëe punojnë ne EVN, ndërsa disa nga ta janë pjesë e pozicioneve udhëheqëse në kompani”. Me projekte inovative dhe platformë, EVN ndikon në ndryshimet ne sistemin arsimor në shtetin tonë, me çka mundësohet ngritje e kualitetit dhe krijim i kuadrove të duhura ne tregun e punës. Gjithë kjo do të thotë se edhe në të ardhmen, studentët e shkencave të elektroteknikës do të kenë përkrahjen e EVN-së”.