Испрати по е-пошта

Zaev: Pas 47 viteve po rekonstruohet lartpërçuesi në rajonin e Shtipit, investimet kapitale në infrastrukturën elektroenergjetike janë shumë domethënëse për përmirësimin e klimës investuese.

Kryetari i Qeverise së Republikës se Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me ministrin për transport dhe lidhje, Goran Sugareski dhe drejtoren gjenerale të ShA MEPSO, Eva Shukleva, sot mbajtën takim pune për viëitë ne rekonstruimin e largpërçuesit 110 kV TS Shtip – TS Probishtip.



Rekonstruksioni është i finansuar me hua nga BERZH, ndërsa investimi për ndërtim të largpërçues kushton 2,45 milion euro. Largpërçuesi është me gjatësi 25,21 km. Projekti është projekt kapital infrastrukturor i cili i ndërlidh trafostacionet TS Shtip dhe TS Probishtip dhe është i një rëndësie të veçantë për këtë rajon. Largpërçuesi i ri do të vendoset në 110 shtylla të çelikta në formë të rrjetave dhe do të zëvendësojë atë ekzistues, i cili është ne funksion mbi 47 vite, ndërsa plani për ndërtim të largpërçuesit të perfundojë deri në fund të vitit, kur edhe pritet që largpërçuesi të lëshohet në punë.
Në deklaratë për media, kryeministri Zaev theksoi se investimet e këtilla kapitale në infrastrukturën elektroenergjetike janë të një rëndësie të veçantë për shtetin tonë dhe për përmirësimin e klimës investuese. Krijohet siguri te investitorët vendas si dhe të huaj dhe garantohet stabilitet për ekonominë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.



Ministri Sugareski iu adresua përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për sigurimin e zhvillimit të shërbimeve për qytetarët he biznis sektorin dhe përkujtoise ky projekt është vetëm një ndër të gjashtët në të cilët punohet për modernizimin e infrastrukturës e cila në këtë rajon nuk është renovuar për pothuajse 50 vite.
Drejtoresha e MEPSO-s m-r Eva Shukleva spjegoi se me projektin për ndërtimin e largpërçuesit të ri dhe me paisjen e re rriziqet për ndërprerje dhe çkyçje të energjisë elektrike do të bien në minimum, e me atë do të zvogëlohen dukshëm edhe shpenzimet për mirëmbajtje.



Ky projekt ësht vetëm njëri nga të paraparët për ciklin investiv të cilin e filloi MEPSO, në vlerë 150 milion euro, në modernizim dhe ndërtim të objekteve të reja energjetike, trafostacione të reja dhe largpërçues.
Објавена на: 11/2/2019 1:33:00 PM