Испрати по е-пошта

MEPSO furnizon transformatorin e ri të energjisë për TS “Bitola 2”

MEPSO ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një transformatori të ri të energjisë 400/110 kV për TS ,, Bitola 2”, nënstacioni cili është i lidhur me Kombinatin Elektroenergjetik “Bitola”, prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend. Marrëveshja u nënshkrua sot nga m-r Eva Shukleva, Menaxher i Përgjithshëm i MEPSO dhe Peter Novak, përfaqësues i prodhuesit slloven "Kollektor ETRA".



Transformatori i ri do të zëvendësojë atë ekzistues që ka qenë në përdorim që nga viti 1980 dhe do të rrisë ndjeshëm sigurinë dhe besueshmërinë e funksionimit të sistemit elektroenergjetik në rajonin e Pellagonisë.



Me investimin e ri, MEPSO do të zvogëlojë humbjet e energjisë elektrike dhe do të zvogëlojë kostot e mirëmbajtjes dhe testimit. Investimi i ri i MEPSO është me vlerë 2.4 milion euro, dhe transformatori energjetik do të dorëzohet brenda 12 muajve.


Објавена на: 10/10/2019 12:45:00 AM