Испрати по е-пошта

“CROSSBOW” energjinë e gjelbër do ta bëjë konkuruese në tregun rajonal

Operatorët e sistemeve elektroenergjetike, prodhues të burimeve të ripërtëritshme të energjisë elektrike dhe institute shkencore nga 12 shtete, do të punojnë në projekt të përbashkët i cili do të mundësonte integrimin e energjisë elektrike e prodhuar nga burime të ripërtëritshme të EE dhe të bëhet konkuruese ne tregun rajonal të energjise elektrike në Evropën Juglindore.

Bëhet fjalë per projektin regjional “CROSSBOW” në të cilin Komisioni Evropian investoi mbi 17 milion euro, dhe ku të kyçura janë 24 partnerë nga 12 shtete. Shteti ynë prezentohet nga Fakulteti për elektro teknikë dhe teknologji informative (FEIT), MEPSO dhe ESM. Qëllimi i “CROSSBOW” është të krijojë model për menaxhim efikas me prodhimin e energjise elektrike nga burime variabile të energjisë elektrike dhe me kapacitetetet për ruajtjen e energjisë elektrike, me aplikimin e teknologjive më të reja informative-telekemunikuese. Në prezantimin e sotshëm të projektit para publikut maqedonas të energjetikës patën fjalën drejtorët gjeneral të MEPSO, ESM dhe përfaqësues i FEIT-it, ndërsa projektin e prezantoi prof. Dr. Jovica Milovanoviq, nga univerziteti në Mançester, Britani e Madhe, e që njëherit është edhe njëri ndër kreatorët e këtij projekti.

“CROSSBOW” është projekt ndërkombëtar i Bashkimit Evropian i cili filloi para 3 vjetëve me idenë e hulumtimit të mundësive për bashkëpunim regjional i operatorëve të sistemeve të transmetimeve elektroenergjetike për shfrytëzim maksimal të energjisë së gjelbër, me qëllim të avansimit të harxhueshmërisë dhe ruajtjes së saj, në mënyrë që të gjithë pjesmarrësit do të kenë përfitime finansiare. Tani për tani ne rajon nuk ka rregullore, e as treg për ruajtjen e energjisë në sasi të medha. Ky është projekti i parë që përfshin EJL dhe është mundësi e shkëlqyer për rajonin tonë që të dëshmojë përparësi në zhvillim të mekanizmave të reja tregtare dhe t’i dëshmojë Evropës që disponon me mbështetje teknike, theksoi Milanoviq.



Në fjalën e saj d-r Vesna Borozan, profesor i rregullt i FEIT pranë Univerzitetit “Sh. Qirili dhe Metodi” e theksoi vlerën e këtij projekti regjional për shtetin tonë:
- Projekti fokusohet në dy trende kryesore në sistemet elektroenergjetike:
1) Decentralizimin e prodhimit të energjisë elektrike në kuadër të sistemit në drejtim të integrimit të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e vogla të ripërtëritshme të energjisë në nivele më të vogla tensioni dhe njëkohësisht
2) hapje e plotë e tregjeve të energjisë elektrike dhe ndërlidhje e tyre me tregun pan-Evropian të energjisë dhe konkurrencën gjithnjë në rritje.
Ky projekt ofron zgjidhje që do t’u japin mundësi madje edhe prodhuesve me fuqinë më të vogël (përfshirë edhe amvisëritë dhe centralet e vogla elektrike) të bëhen konkurrentë në treg.
Kompanitë pjesmarrëse në këtë projekt MEPSO dhe EVN theksuan vlerën e “CROSSBOW” në raport me punën e tyre në të ardhmen.



- MEPSO i pranoi sfidat dhe punën aktive në projekte Evropiane dhe regjionale. “CROSSBOW” është njëri ndër ta. Deri tani kemi rezultate të shkëlqyeshme nga studimet e bëra. Pikat kryesore në tl cilat fokusohet projekti në aspektin e punës së sistem-operatorëve janë: Qendër regjionale operative për balansim, Qendër regjionale koordinuese për burime të ripërtëritshme dhe kapacitete për ruajtje të energjisë elektrike si dhe sistem monitorues për vëzhgim dhe paralajmërim. Ky grup mjetesh për menaxhim rajonal do të sjellë përparim të jashtëzakonshëm gjatë menaxhimin me rrjetin e transmetimit të EE, u shpreh Eva Shukleva, drejtoresha gjenerale e MEPSO-s.
Kolega i saj, drejtori gjeneral i ESM, Vlatko Kovaçevski, theksoi:
- Programi ynë është në përpuethshmëri me poltikën energjetike të shtetit, e cila është e harmonizuar me trendet dhe lëvizjet energjetike globale synon që në të ardhmen të zmadhohet vetëm hiseja e burimeve të ripërtëritshme. Në të ardhmen e afërme dhe të largët ne vetëm do të zmadhojmë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme. Për këtë arsye, për neve si prodhues është shumë e rëndësishme të kemi rrjet i cili do ta pranojë dhe përçojë produktin e këtzre burimeve.
Projekti, i cili duhet të mundësojë forcimin e bashkëpunimit rajonal midis operatorëve të sistemeve elektronergjetike në Evropën Juglindore, do të ofrojë zgjidhje për rritjen e fleksibiltetit dhe stabilitetit të sistemeve, përmes menaxhim të përmirësuar të shkëmbimit të fuqive në interkonjeksionet, si dhe zgjidhje të reja për ruajtje të energjisë, përmirësim i menaxhimit me komunikimet si dhe përfitime të tjera.
Ne punëtori morrën pjesë edhe përfaqsues të Komisionit Regullator për Energjetikë dhe Minsitrisë se Ekonomisë, MEPSO, ESM, EVN, MEMO, RSC, si dhe shkencëtarë nga FEIT, univerzitete nga Zagrebi i Kroacisë dhe Mançesteri i Mbretërise së Bashkuar.Diskutohet për tema të ndryshme, midis së cilave edhe sfida të rregulloreve, interkonjeksion regjional të tregjeve të energjise elektrike, sfidat nga integrimi i burimeve të ripërtëritshme në menaxhimin operativ të sistemeve dhe tregut regjional për energji balansuese. Në punëtori u prezantuan edhe arritjet më të reja shkencore nga zhvillimi i rrjeteve intelegjente. (SmartGrid Lab).

Објавена на: 10/17/2019 1:34:00 PM